Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pyetur përmes një komenti në rrjetin social facebook, se ditë më parë ai u ka thënë shqiptarëve të Kosovës, se janë patriotë me pizhama.

Rama e ka mohuar ta ketë thënë këtë, duke theksuar se kjo gjë është një gënjeshtër, dhe si gjithmonë e ka quajtur “kazan digjital”.

Kryeministri shqiptar, teksa i është përgjigjur kësaj akuze, ka potencuar se “është një gënjeshtër që ende s’ka veshur pantallonat”.

“O Zot po kjo patriotë me pizhama nga ka dalë, apo nga ndonjë kazan digjital dhe belldum brenda, se kurrë se kam thënë dicka të tillë, por kështu është kur rrena bën xhiron e botës dhe e vërteta ende s’ka veshur pantallonat, sic thotë Populli”, ka thënë kryeministri shqiptar Edi Rama.

MUND TË JU PËLQEJNË