‘E bukur’ është fjala e parë që thuhet me të parë Agnesa Vuthajn. Cilësohet si e tillë ngase falë bukurisë unike që posedon arriti të jetë këtu ku është duke u bërë e famshme, e suksesshme dhe e dashur për publikun.

Përveç bukurisë, Agnesa Vuthaj karakterizohet me thjeshtësinë dhe ëmbëlësinë e saj, tipare këto që e bëjnë edhe më të veçantë, shkruan “Kosovarja”.

Ish-miss Kosova është ndër të rrallat femra që duket aq bukur edhe natyrale e poashtu njihet si femër atraktive, elegante dhe me shumë stil.

Gjitha këto cilësi e bëjnë kaq unike dhe të pakrahasueshme. Por në familjen e saj jo veç Agnesa ka pasur fatin ta ketë këtë bukuri dhe këto cilësi.

Sa i përket bukurisë edhe motra e saj nuk ia lëshon rrugën.Madje aq e bukur dhe e ngjashme është me Agnesën, saqë për një moment mendon që nuk janë vetëm motra por edhe binjake.

Binduni edhe ju me fotografinë që Agnesa ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË