Visar Behrami 27-vjeçar nga fshati Vidimriq i Mitrovicës është gjetur i vdekur mbrëmë pas shembjes së objektit të ish-hotelit Adriatik në Mitrovicë

Pas gjashtë orësh kërkim, ekipi arrit të gjejë trupin e të riut nën gërmadha.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Mitrovicës, Valon Preteni, ka thënë për Gazetën Express se ende nuk janë të qarta rrethanat që çuan deri te shembja e hotelit.

“Dy persona janë ndaluar në lidhje me rastin dhe tre dëshmitarë janë intervistuar. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Preteni.

Ai ka shtuar se dyshohet të jenë ndaluar pronari i objektit si dhe punëkryesi.

Ndërkaq kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri mbrëmë ka njoftuar për gjetjen e trupit të pajetë të 27-vjeçarit si dhe ka bërë të ditur se e marta në Mitrovicë do të jetë Ditë Zie.

MUND TË JU PËLQEJNË