Një ndër gabimet më të mëdha që bëjnë shumë vajza e gra kur kujdesen për lëkurën, është të përqendrohen vetëm tek fytyra duke lënë pas dore pjesë të tjera të rëndësishme, siç është dekolteja.

Ndërkohë që shpenzoni sa qimet e kokës për larësin e fytyrës, korrektorin, kremin pudër, kremin hidratues etj, me siguri që as nuk ju shkon në mend të kujdeseni për zonën e kraharorit.

Ashtu si edhe pjesë të tjera të trupit edhe ajo është ekspozuar ndaj veprimit të rrezeve të diellit dhe radikaleve të lira, të cilat shkatërrojnë kolagjenin dhe elastinën.

Për pasojë, lëkura humbet tonifikimin duke u lëshuar dhe krijuar rrudha të thella, që ju bëjnë të dukeni keq sa herë që vishni një fustan a xhaketë me jakë të theksuar.

1. Flini gjithmonë me shpinë.

2. Bëni një herë në javë maskë me aloe vera, e cila ngadalëson procesin e plakjes së lëkurës.

3. Kujdes me temperaturën e ujit, mos përdorni kurrë ujë të nxehtë mbi kraharor.

4. Zgjidhni gjithmonë madhësinë e duhur të reçipetave.

5. Mos harroni të përdorni krem kundra diellit.

MUND TË JU PËLQEJNË