Ajo ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare me shumë hite.

Mirsa Kërqeli ka vite që nuk ishte aktive me muzikë, duke iu përkushtuar familjes dhe fëmijëve të saj, edhe pse këtë vit ajo u rikthye me projekte të reja, shkruan Kosovarja.

Ajo mbahet mend edhe sot me hitet e kaluara të shumta, siç janë: “Punë e madhe”, “Djaloshi im”, “Dashuria kushton” e shumë të tjera.

Teksa viteve të fundit, ajo po shijon ndjenjën e të qenit nënë, e cila në rrjetin social Instagram publikon imazhe të shumta familjare, dhe jo vetëm.

Sot, në familjen e saj paska festë. Me mëngjes, këngëtarja ka publikuar imazhe të ëmbla me bashkëshortin e saj, teksa i uron ditëlindjen.

“Urime ditëlindjen dashuria ime”, janë fjalët që ajo ka shkruar poshtë fotografive ku shihet përkrah partnerit e lumtur. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË