Nisi karrieren si e re dhe arriti majat e suksesit shumë shpejtë. Me vokalin e saj të mrekullueshëm Mirsa Kërqeli solli shumë hite për publikun.

“Djaloshi im”, “Punë e madhe”, “Në banesën time”, e “Buzën mbi buzë”, ishin vetëm disa nga hitet që ajo ka sjellë ndër vite e që kujtohen edhe sot, shkruan “Kosovarja”.

Ndonëse nuk u shkëput krejtësisht, këngëtarja pauzoi nga muzika për t’iu përkushtuar familjes.

Ajo tash është nënë e dy fëmijëve dhe gëzon një harmoni bashkëshortore. Këngëtarja është shumë aktive në rrjetet sociale ku shpesh ndanë imazhe familjare.

Së fundi ka publikuar disa imazhe të fëmijëve të saj, të cilët janë shumë të këndshëm.

Edhe djalin edhe vajzën këngëtarja i ka veshur njejtë, ndërkohë që kanë pozuar pranë babadimrit./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË