Është admiruar gjithmonë për stilin e saj të veçantë dhe sot akoma më shumë për atë që arriti ta ruaj këtë elegancë.

Mimoza Mustafa është këngëtarja shumë e popullarizuar e cila ka vite që është pjesë e skenës muzikore, shkruan “Kosovarja”.

Ndonëse pauzoi për një kohë ajo u rikthye fuqishëm me duetin “Krejt i boj” me këngëtarin Robert Berisha.

Përveç muzikës, ajo riktheu edhe sharmin dhe elegancën që e kanë karakterizuar gjithmonë.

Mimoza vjen së fundi me një fotografi të realizuar bukur dhe ku shihet e veshur me shumë stil.

Lirshëm këngëtarja iu bën konkurencë vajzave të reja me këto paraqitje të bukura që po sjellë kohë pas kohe për ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Mimoza ka vite që është e martuar me këngëtarin e njohur ShkumbinKryeziu me të cilën kanë një djalë, Bojkenin./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË