Mimoza Mustafa është ndër këngëtaret e estradës që të lë përshtypjen se vitet nuk po ecin për të.

Ndonëse ka kaluar të 40-ta, këngëtarja admirohet për linjat e saj dhe stilin e veçantë, shkruan “Kosovarja”.

Mimoza për një kohë pauzoi nga muzika, kurse së fundi ajo u rikthye fuqishëm me duetin “Krejt i boj” me këngëtarin Robert Berisha.

Me paraqitjet e saj në këtë këngë por edhe në përditshmëri, këngëtarja e dëshmon se pamja e saj veç se është duke u ripërtërirë. Se cili është sekreti i kësaj dukje mbase so të tregoj një ditë ajo.

Si vajzë e re, këmbë mbi këmbë është fotoja e fundit që Mimoza ka ndarë në Instagram për ndjekësit e saj.

Kujtojmë se Mimoza ka vite që është e martuar me këngëtarin e njohur ShkumbinKryeziu me të cilën kanë një djalë, Bojkenin./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË