Më shumë sesa dhimbjet gjatë menstruacioneve, problem më i madh është kur një femër nuk i ka periodat e rregullta.

Pas menstruacioneve të çrregullta mund të fshihen shumë arsye dhe është një problem që prek shumë më shumë femra nga se mund të keni menduar. Stresi, çrregullimet hormonale, humbja dhe fitimin i peshës në mënyrë ekstreme ndikojnë në ciklin menstrual.

Kjo gjendje pasohet me jo pak shqetësime e fertiliteti është problemi më i madh ndaj të cilit femrat druhen. Kah kontraceptivëve që mund të rregullojnë ciklin menstrual, ekzistojnë dhe disa forma natyrale që ju ndihmojnë të keni menstruacione të rregullta.

Xhenxhefili njihet si erëza që jo vetëm qetëson dhimbjet menstruale, por trajton dhe periodat e çrregullta. Mjafton të konsumoni xhenxhefil në mënyra të ndryshme ( çaj, ujë me xhinxher, gatime të ndryshme) dhe do të shikoni përmirësime që muajin e parë.

Kopra përmban një substancë të quajtur emmenagogue e cila rregullon ciklin menstrual. Ajo që duhet të bëni është që ujjit t’i shtoni disa fletë kopër ta lini për një natë. Në mëngjes dhe gjatë gjithë ditës mund të pini, e këtë gjë ta përsërisni derisa cikli të jtë i rregullt.

Kanella është gjithashtu një erëz çudibërëse që përmban hidroksikalone, substance që janë provuar të kenë ndikim mbi ciklin menstrual të një femre
Shafrani i Indisë mund të rregullojë gjithashtu hormonet dhe është i pasur në enzima antiinflamatore që qetësojnë muskujt e barkut.

MUND TË JU PËLQEJNË