Nëse doni t’i jepni elasticitet dhe bonifikim lëkurës suaj, të hidratoni lëkurën dhe të luftoni rrudhat bëjeni në mënyrë natyrale duke krijuar vetë një krem antirrudhë me ingredientë biologjikë.ss

Me pak gjëra dhe përbërës të thjeshtë, mund të realizoni një krem antirrudhë perfekt për të rivitalizuar lëkurën pa produkte kimike ose të kushtueshme, të cilat shpesh nuk i kënaqin pritshmëritë tona.

Ja disa receta totalisht natyrale dhe të thjeshta për të përgatitur një krem antirrudhë të përgatitur vetë.

Krem antirrudhë me jogurt dhe avokado
Për të luftuar shenjat e moshës, merrni gjysmë avokado dhe në lugë jogurt të bardhë, shkruan shije.al.

Shtypeni avokadon në një tas, shtoni kosin dhe përziejini ingredientët derisa të merrni një produkt homogjen; aplikojeni si një maskë dhe shpëlani fytyrën me ujë të freskët. Ky krem është ideal për lëkurë të thatë sepse është shumë hidratues e ushqyes.

Krem antirrudhë me mjaltë
Në një enë, miksoni dy lugë çaji me jogurt të bardhë, një lugë mjaltë organik dhe një lugë vaj bajamesh. Përhapeni përbërjen në fytyrë dhe lëreni për 20 minuta.

Shpëlani fytyrën me ujë të vakët. Mjalti është një përbërës ushqyes dhe qetësues. Nëse keni lëkurë delikate dhe që skuqet lehtë, ky krem antirrudhë është i përsosur për ju.

Krem antirrudhë me vezë e limon
Merrni një të verdhë veze, dy lugë jogurt të bardhë dhe një lugë lëng limoni. Përziejini mirë dhe lërini në frigorifer për gjysmë ore.

Lëreni për gjysmë ore në fytyrë dhe pastaj shpëlajeni me ujë të vakët. Limoni ka veti zbardhuese dhe tonifikuese kështu që ky krem është perfekt për lëkurat e yndyrshme dhe me rrudha.

MUND TË JU PËLQEJNË