Jeta e nënave beqare mund të jetë sfiduese, por ideja se ato nuk kanë kohë mjaftueshëm, nuk është e vërtetë. Së fundmi janë kryer disa hulumtime bazuar në të dhënat e mbledhura nga më shumë se 23 mijë nëna të martuara dhe beqare amerikane me fëmijë nën moshën 13-vjeçare.

Studimi tregoi sesa e ndryshme mund të jetë jeta e këtyre nënave beqare-statusi martesor mund të ndikojë në kohën e lirë, gjumin dhe tek sasia e punëve të shtëpisë që duhet të bëjnë.

Bright Sight dëshiron të ndajë përfundimet më interesante të këtij studimi me ju.

Nënat beqare flejnë dhe relaksohen më shumë

Gratë e martuara nuk kanë shumë kohë për t’u çlodhur dhe për të fjetur krahasuar me nënat e divorcuara. Studimi tregon se kjo mund të vijë për shkak të presionit që gratë e martuara ndjejnë edhe nga bashkëshorti dhe në këtë mënyrë ato lodhen dyfish që çdo gjë në shtëpinë e tyre të shkëlqejë.

Gratë e martuara bëjnë më shumë punë shtëpie

Gratë e martuara mendojnë se duhet të bëjnë më shumë punë shtëpiake, për të përmbushur pritshmëritë për sjelljen “e përshtatshme” për një grua dhe nënë që është e gatshme të kujdeset për gatimin, pastrimin dhe rregullimin e shtëpisë.

Për nënat, është më mirë kur dikush tjetër, përveç burrit të tyre, ndihmon në punët e shtëpisë

Nënat që nuk kanë qenë kurrë të martuara, si dhe ato të divorcuara, kanë më shumë të ngjarë të jetojnë me një prind, të afërm ose një mikeshë. Kjo mund të jetë arsyeja pse nënat beqare bëjnë më pak punë shtëpie. Nga ana tjetër, jetesa me mashkull, i detyron gratë të bëjnë më shumë punë shtëpie.

MUND TË JU PËLQEJNË