Këngëtarja e mirënjohur kosovare, Kaltrina Selimi, me dhimbje të thellë ka njoftuar për humbjen e të ëmës, shkruan “Kosovarja”.

Selimi, e cila prej vitesh jeton në Londër, në faqen e saj në Instagram ka treguar se nga kjo botë ka ikur personi i saj më i dashur.

Kaltrina, ka pasur një lidhje të jashtëzakonshme me të ëmën, pasi edhe ka qenë vajza e vetme. Ikja e saj nga kjo botë e ka lënë në pikëllim të thellë këngëtaren e famshme, shkruan “Kosovarja”.

Kaltrina, mesazhin e fundit publik që ja la të ëmës, ishte me rastin e tetë marsit./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË