Kaltrina Selimi pavarësisht nëse bënë ose jo këngë me videoklipe, sërish mbetet e dashur për publikun, shkruan “Kosovarja”.

Karriera e gjatë, hitet e pa numërta, koncertet e performancat, e kanë ranguar këngëtaren lartë në listën e më të preferuarave.

Kaltrina Selimi, dikur ishte ndjeshëm më produktive në lansimin e projekteve të reja, por jo më. Vitet e fundit këngëtarja është më e interesuar për mbrëmje muzikore, dasma e ahengje, shkruan “Kosovarja”.

Selimi, pak kohë e humbi të ëmën, personin më të dashur e më të çmuar për të. Kjo humbie e ka thyer shpirtërisht këngëtaren.

Ndonëse me dhimbje në zemër, ajo tashmë i është kthyer aktiviteteve muzikore. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË