Gërhitja është një nga simptomat e çrregullimit të gjumit të quajtur apne. Ky çrregullim ka të bëjë me një gjumë të parregullt dhe vjen si shkak i disa faktorëve.

Sipas ekspertëve, ekzistojnë disa mënyra të thjeshta për ta ndaluar gërhitjen dhe ato janë:

Mos pini alkool– Gërhitja në shumë raste vjen si shkak i konsumimit të alkoolit përpara se të flini. Alkooli thuhet se dëmton mukozën e hundës dhe fytit dhe bllokon kanalet e frymëmarrjes.

Humbni peshë– Nëse jeni më mbipeshë, atëherë kjo mund të jetë arsyeja që ju gërhisni. Humbja e peshës do të jetë mënyra e duhur për ta ndaluar këtë problem.

Merrni sprej për hundët– Filloni të përdorni sprej për hapjen e kanaleve të hundës dhe do të vëreni se gërhitja do të largohet.

Përdorni produkte me mente– Vaji i mentes apo ndonjë produkt tjetër që përmban mente, do të ishte mënyrë e mirë për ta shmangur gërhitjen gjatë natës.

MUND TË JU PËLQEJNË