Këngëtarët e njohur Meda, Siani e Vjollca kohët e fundit njihen si grupi i cili sjellin potupuritë më të bukura në emisionet festive.

Të tre janë zëra të pakonkurrueshëm, andaj edhe bashkëpunimet e tyre nuk kanë si të mos jenë të bukura, shkruan “Kosovarja”.

Përveç muzikës, këta tre këngëtarë i bashkon edhe jeta miqësore jashtë binës së këndimit.

Së fundi, këngëtarët janë parë së bashku në një dasmë si të ftuar special ku atmosfera rreth tavolinës së tyre ka qenë e pashmangshme.

Madje, Sinani e Meda e ndezën atmosferën më shumë kur filluan ti këndojnë Vjollcës me një këngë të bukur e që iu bashkangjitën edhe shumë këngëtarë tjerë si: Sinan Hoxha, Violetë Kajtazi dhe Gili.

Siç dihet këngëtarja ende është beqare, kjo gjë i shtyu miqtë e saj që përmes këngës ti thonë edhe mëkatare pasi që akoma nuk ia hapi dikujt zemrën.

E mes vargjeve ata sikur i zbulojnë disa gjëra për miken e tyre. A mos vallë kanë vërejtur ndonjë gjë te këngëtarja?/Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË