Eventet e shumta që po organizohen për nderë të festave të fundvitit ia kanë zbuluar Adriana Matoshit edhe një anë, shkruan “Kosovarja’.

Jemi mësuar ta shohim modeste në veshje dhe pa grim, por që fitoi zemrat e njerëzve me talentin e saj, kurse kohëve të fundit po mahnitë me bukurinë e ‘princeshave’.

Me futane madhështore dhe një grim më të rëndë Adriana po mahnitë me paraqitjet e saj në edicionet festive.

Së fundi ajo vjen tejet elegante me një fustan unik, duke marrë vëmendjen e publikut.

Kujtojmë se Adriana Matoshi është duke vazhduar suksesshëm rrugëtimin e saj si aktore,

Filmi “Zana”, është suksesi i radhës i saj, film ky që ishte përfaqësues i Kosovës për ‘Oscar’./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË