Melinda Ademi është këngëtarja e radhës që i hyri repit pa pikën e mëdyshjes dhe ia doli të mbizotërojë.

Hyri fuqishëm në botën e muzikës, dhe nuk u ndal asnjëherë së punuari dhe treguari se një vajzë shumë e talentuar është gati të dhezë e të godasë, shkruan Kosovarja.

Nuk mund të themi që nuk ia ka arritur synimeve dhe ambicieve të saj, e cila jo vetëm që ka dëshmuar zërin e saj por edhe ka bindur se është e pakonkurrencë.

Ndonëse kanë dalur shumë fytyra që i kanë shpallur konkurencë, ajo asnjëherë nuk është dorëzuar dhe i ka mundur me shumë besim e punë.

Të gjitha këto gjëra që i kanë ndodhur ia kanë mundësuar të numërojë para vetes mbrëmje të angazhuara kudo.

Po, Melindën po e duan dhe po e kërkojnë çdo gjeneratë, e cila po ka çfarë të ofrojë.

Natën e kaluar ajo zuri të performojë në Tiranë, ku me rastin e festës së Halloëeen-it sjelli një veshje më ndryshe se që jemi mësuar ta shohim.

E, për dikë ishte aq goditëse dhe e papritshme dukja e saj, sa nuk u përmbajt duke i thënë se bukën ia ka zënë në fyt.

Epo, kjo është Melinda pra. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË