Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka treguar se me cilin subjekt politik do të bënte koalicion nëse vendi shkon në zgjedhje të reja.

Veseli ka thënë se do të hynte në koalicion me secilën parti që do të mendonte për të mirën e vendit.

“Me besimin e qytetarëve do të hyja në koalicion me secilin që do të mendoja se do ta bëja një ditë më të mirë qytetarin e vendit tim”.

“Pikësëpari do ta demaskoja Aleksandar Vuçiqin që është krijuar përshtypja për të kinse është lider i mirë dhe i fuqishëm”.

“Gjithashtu në Kosovë duhet të ketë stabilitet përndryshe nuk do të ketë zhvillim ekonomik. Nuk do të ketë investime në Kosovë nëse nga PDK dalin 20 vetë dhe rrotullojnë kamionë me mallra”.

“Ndërsa koalicion do të bëja me secilin – pa emër – nuk i vendosi kryq. Kryqi u vendosi vetëm atyre që spekulojnë gjëra të paqena”.

“Gjatë fushatës unë nuk kam akuzuar askënd. Kush është i korruptuar e kush jo mbetet të shihet. Në PDK nuk do të ketë njerëz me përgjegjësi që kanë aktakuzë. Nuk vijnë investitorët kur s’ka stabilitet ekonomik”, ka thënë ai në Klan Kosova.

MUND TË JU PËLQEJNË