Gjashtë shtetet që do e bënin Mini Shengenin Ballkanik, nëse gjatë dhjetorit dakordohen në Durrës, Kosova do ta ketë të imponuar përfshirjen në të, ndonëse jo obligativisht të jetë anëtare, shkruan “Kosovarja”.

Projektuesi i këtij plani, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar në Francë se Serbia do të ishte përfituesja më e madhe e këtij organizmi ekonomik, që do të prodhonte një buxhet prej rreth katër miliardë eurosh qarkullim tregtar, prej të cilave Beogradi do të përfitonte zyrtarisht 45% të të gjithë bilancit.

BE ka dalë pro këtij projekti dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor është në mbështetje e sipër të kësaj zone ekonomike-tregtare.

Serbia do të ishte përfituese e dyfishtë nga Mini Shengeni Ballkanik, sepse:

Ajo ka synim ta privojë Republikën e Kosovës nga ky projekt dhe të realizojë profitin më të madh ekonomik nga plasimi i produkteve të veta në tregjet e Mini Shengenit, që do të ishte një shitje obligative e mallit që prodhohet në Serbi.

Serbia është prodhuesja më e madhe ushqimore në Ballkan, ndërsa sa u përket produkteve agrare ajo prinë edhe në shumë shtete të BE-së.

Vuçiçi nuk e ftoi Kosovën në samitin e Novi Sadit, që ishte takimi i parë Vuçiç-Rama-Zaev, e që i njëjti formacion mbajti edhe samitin e dytë në Ohër, duke e zgjeruar pjesëmarrjen edhe me disa përfaqësues nga Bosnjë e Hercegovina.

Pritja e Edi Ramës që do të bëhet në Durrës gjatë dhjetorit, do shënojë samitin e tretë dhe do përcillet me nënshkrimin e Mini Shengenit nga shtetet që mendohet ta përbënë këtë organizëm.

Edi Rama e zhgënjeu Kosovën!
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është mbështetësi më i pa rezervë i Serbisë për Mini Shengenin Ballkanik të Vuçiçit.

Edi Rama, për çudi, ka kritikuar palën kosovare për mospjesëmarrje në samitin e Ohrit, edhe pse në samitin e parë ai nuk e qeli gojën pse Kosova nuk kishte ftesë nga Serbia!

Sjellja e Edi Ramës, në raport me Kosovën, është për çdo kritikë, meqë ai, me apo pa dashje, po synon ta përfaqësojë shtetin e Kosovës, duke e hequr Kosovën nga harta, po aq sa edhe Vuçiçi.

A është duke ndodhur një gjë e tillë me apo pa qëllim, duhet ta thotë Edi Rama…

Por, ajo që mund të pasojë këto ditë është një dush i ftohët për Kosovën nga Tirana!

Nëse Republika e Kosovës nuk përfshihet në këtë projekt, ajo duhet ta ndalojë qarkullimin tregtar nëpër territorin e vet, ku do të lidhej Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi.

Do të mund të bllokoheshin mallrat tranzitorë nëpër Kosovë, ose të paguanin taksë, nëse Kosova refuzon të bëhet anëtare e saj.

Kosova është anëtare e CEFTA-s, por Serbia e ka bllokuar çdo leverdi ekonomike deri më tani dhe kjo marrëveshje e Kosovës me CEFTA-n duhet të rishikohet nga qeveria Kurti, posa ajo të nisë punën.

Megjithatë, qeveria në largim nuk mund të prezantohet në Mini Shengenin në Durrës, por për këtë marrëveshje eventuale duhet të flasë Albin Kurti, si kryeministër në ardhje. Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË