Lidhjen e konfirmuan qysh në vitin 2015, ndërkohë që marrëdhënia e tyre lulëzoi nga viti në vit.

Blero Muharremi dhe Afrona Dika janë ndër çiftet më të komentuara të estradës, shkruan “Kosovarja”.

Dashurinë e tyre ata së fundi e vulosën me martesë, duke i premtuar njëri-tjetrit besnikëri e respekt.

Qifti organizuan një aheng madhështor me shumë të ftuar, ndër ta shumë fytyra publike. Aktiviteti i tyre në Instagram nuk u ndal as pas martese me fotografi e video të ndryshme.

Së fundi Afrona ka befasuar me një fotografi që ndau në instastory. Ajo publikoi vetën e sapo dalë nga banjo ndërkohë që tregon se kjo foto u shkrep nga bashkëshorti i saj Blero.

Kujtojmë se ky imazh është realizuar në vitin 2015, atëherë kur veçse kishte nisur lidhja e tyre zyrtarisht./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË