Nëse keni lëkurë të yndyrshme dhe doni një lëkurë të butë dhe të lëmuar, maska me karota ju vjen në ndihmë dhe është më e mira për ju.

Përbërësit për të realizuar këtë maskë mund të gjenden në shtëpitë e gjithsecilit.

Përveç kësaj, duhet të pini sa më shumë ujë, duhet të mbani një regjim të mirë të përkujdesjes ndaj lëkurës për të siguruar një hidratim të plotë.

Përbërësit:

-2 lugë miell

-1 e bardhë veze

-1 lugë gjelle karotë

Përgatitja:

Pasi t’i hiqni lëkurën, grijeni karotën në rende . E hidhni në një tas dhe më pas i shtoni të bardhën e vezës e miellin për ta trashur. Nëse shihni se maska nuk ka marrë formën e duhur të kremit të nevojshëm, shtojini pak ujë dhe aplikojeni në lëkurë.

Lëreni të veprojë për 20 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë të vakët.

MUND TË JU PËLQEJNË