Probleme më të vogla mendore për çiftet që i kapërcejnë pesë vitet. Një studim i botuar nga prestigjiozja “British Journal of Psychiatry” ka arritur në konkluzionin se një marrëdhënie e gjatë në çift ul problemet e mundshme mendore të individit.

Kërkimi ka firmën e një grupi kërkuesish të Universitetit Otago, në Zelandën e Re, i cili ka analizuar një kampion prej 1000 personash mbi 30 vjeç. Sipas rezultateve, subjektet deklaronin se marrëdhëniet e gjata në çift dëshmonin edhe një përqindje më të vogël të problemeve psikologjike në krahasim me të tjerët që tregonin se marrëdhëniet e tyre zgjasnin në një periudhë me pak se dy vjet.

Nëse mes njerëzve që nuk ishin të lidhur përqindja e rrezikut për të pasur probleme psikologjike ishte 16% dhe mes atyre që kishin një marrëdhënie që zgjaste më pak se 2 vjet përqindja ishte 23%. Ata që ishin duke jetuar një lidhje që i kishte kapërcyer 5 vitet, rreziku i problemeve psikike ishte me 9%.

Jetëgjatësia e një raporti ndikon në mënyrë pozitive mbi rrezikun e depresionit, mbi prirjet e rastit për vetëvrasje dhe mbi problemet e varësisë ndaj alkoolit dhe drogës. Në veçanti, prirja për të pirë shumë manifestohet në 12 për qind të rasteve mes personave që nuk kanë lidhje dashurore. Dhe zbret në 3 për qind tek ai grup njerëzish që kanë një partner prej një kohe të gjatë. Sipas autorëve të kërkimit, “motivi i efektit duhet kërkuar në qëndrueshmërinë financiare dhe në mbështetjen emocionale që përftohet nga një marrëdhënie e gjatë në çift, kjo nuk është ama e lidhur me statusin e çiftit, pra vlen edhe për ata njerëz që janë të martuar “.

MUND TË JU PËLQEJNË