Arjola Demiri tashmë është emër i njohur për të gjithë. Aktorja nga Tropoja për një kohë të shkurtër arriti kulmin e suksesit duke u bërë ndër më të pëlqyerat në Kosovë, shkruan “Kosovarja.

Me talentin që posedon, ajo arriti të realizojë disa role, me anë të të cilave do të mbahet mend gjatë.

Kurse me rolin e saj të ‘Xhbanës’ në serialin “O sa mirë” arriti popullaritetin më të madh. E sot është aktorja më e përfolur në mediat rozë.

Ndërkohë që e kemi parë në serial me një rol interesant të cilin e luajti me shumë profesionalizëm, Arjola realisht po del të jetë një personalitet krejt tjetër.

Ajo po shfaq edhe bukurinë fizike, sharmin dhe linjat joshëse, për të cilat po komentohet vazhdimisht.

Ajo po mahnitë me paraqitjet e saj që po krahasohet me fotomodelet e rangut botëror.

Duke ditur që vajzat tropojane cilësohen si të forta enrgjike dhe trime, frika për to nuk ka vend.
Si një malësore Arjola guxon të provojë shumë gjëra që për femrat e tjera mund të duken të rrezikshme.

E derisa ka pozuar për mrekulli e hipur në kali e me fustan ngjyrë të kuqe, nuk kanë munguar komentet e shumta të njerëzve.

“Malsore edhe kjo e don një mjeshtri, s’kish pas zemër gjdonjera ta bente këtë”, është një nga komentet që ajo ka marrë në këtë fotografi.

Epo, kush tjetër përveç Arjolës!/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË