Ashtu sikur disa familje që janë bërë të famshëm qoftë me apo pa dëshirë, edhe familja e Medës është bërë e tillë.

Si bashkëshortja e tij Lulja ashtu edhe fëmijët e tij janë mjaft të mediatizuar, dhe interesohen për çdo gjë rreth tyre, shkruan Kosovarja.

E, kjo sikur të iu ketë pëlqyer edhe atyre, pasi çdo gjë që bëjnë e ndajnë me fansat e tyre, që tashmë kanë krijuar në rrjetet sociale.

Veçanërisht, Lulja është goxha aktive. Nga ajo mund të shikojmë fotografi të mahnitshme, e dedikime për çdo datë të rëndësishme.

Kur jemi tek dedikimet, ajo pikërisht në ditën e sotme ka ardhur me një të tillë, me rastin e ditëlindjes së djalit të saj.

I ëmbli i shtëpisë feston ditëlindjen e tij, kurse Lulja nuk iu rezistoi dot fjalëve më të bukura ku i përkufizoi kështu:

“Urime shpirti mamit ditlindja ishalla 100 i bon”. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË