Studimi i Harvard University, i cili e ka konfirmuar këtë, ka marrë në konsideratë ndryshimin e humorit të një grupi femrash që nga zgjimi në mëngjes deri në mbrëmje.

Rezultatet më të mira u dalluan tek ato femra që preferonin tufën me lule pranë vendit ku hanin mëngjesin.

Sipas autores së këtij studimi Nancy Etcoff, është mirë të mbahet në kuzhinë gjithnjë një tufë me lule, për ta vështruar gjatë ngrënies së mëngjesit.

Duke e filluar ditën me një gjendje shpirtërore pozitive, aktivizohet një ‘efekt orteku’ i cili zgjat deri në mbrëmje.

Këshillohet që lulet të vendosen në kuzhinë për të ‘neutralizuar’ rrëmujën e cila krijohet në këtë ambient (më pak kaos = më shumë relaks).

MUND TË JU PËLQEJNË