Me peizazhet piktoreske dhe paqen e garantuar, vendpushimet e liqeneve të Evropës janë disa prej më të kërkuarve në botë.

Liqenet dinë të jenë vende shumë të mira për tu relaksuar e përmes disa fotografive ju do të njiheni me tre liqenet më të bukura të kontinentit tonë.

Liqeni Annecy në Francë, një ndër më të kërkuarit nga vizitorët Evropian për shkakun që ky vend është në gjendje të plotësojë secilën kërkesë që ju do të kishit për një resort të këtij niveli.

Liqeni Geneva që prekë dy shtete, Zvicrën e Francën, bukuria e tij është ajo që i ka dhënë famën që edhe ka duke e bërë më të famshmin në kontinent.

Liqeni Garda ne Itali me një peizash që mund ta shohim vetëm në filma, është i njohur për bukurinë dhe numrin e vizitorëve.