Një stuhi diellore që mund të dëmtojë pajisjet energjetike, të prekë TV-të dhe të shkaktojë aurora pritet të godasë sot atmosferën e Tokës.

Shkencëtarët thonë se një vrimë e madhe është hapur në kurorën e diellit, ku aurorat pritet të mbulojnë pjesë të Amerikës Veriore dhe Britanisë së Madhe, transmeton portali arbresh.info.

Erëra të shpejta diellore janë krijuar aty ku fusha magnetike e yllit hapet për në hapësirë, gjë që është kapur edhe nga imazhet satelitore.

Grimca magnetike tani e kanë bërë rrugën e tyre për në sistemin tonë diellor dhe kanë filluar të godasin atmosferën e planetit tonë.

Grimcat magnetike të ngarkuara nga stuhia diellore mund të ndërhyjnë me makineritë në orbitën e Tokës, si dhe me sipërfaqen e planetit, siç janë GPS dhe sinjalet e radios.

Ato gjithashtu mund të kërcënojnë linjat ajrore duke e prekur fushën magnetike të Tokës.

MUND TË JU PËLQEJNË