Djali i tij quhet Shqiptar: Lexoni 6 fakte interesante për Adem Demaçin Adem Demaçi, simbol i sakrificës dhe rezistencës kombëtare, ka motivuar breza të tërë të kosovarëve që të mos heqin dorë nga lufta e drejtë për liri dhe pavarësi.

Demaçi ka kryer studimet në Degën e Letërsisë Botërore në Universitetin e Beogradit, dhe u kthye në Prishtinë ku gjeti punë në veprimtarinë botuese të ndërmarrjes “Rilindja”.

Për t’ju njohur më mire me jetën e tij, Gazeta Metro ka zgjedhur disa fakte që ndoshta s’i keni ditur:

1. Kandidat për çmimin Nobel, dy herë. Herën e pare në vitin 1992, dhe pastaj në vitin 2016.

2. Më 2010 mori titullin Hero i Kosovës

3. 28 vjet burg.
Herën e parë u arrestua në nëntor të vitit 1958 në Prishtinë nga qeveria autoritare e Ish-Jugosllavisë, që udhëhiqej nga komunisti Josip Broz Tito. Qëndroi tri vjet në burg por ai u burgos përsëri në vitet 1964-1974 dhe 1975-1990. Nga burgu u lirua vetëm pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1990.

4. Djali i Adem Demaçit, quhet Shqiptar. Ky emër sigurisht vjen nga patriotizimi i madh i tij.

5. Jeta e tij, dhe lufta për lirinë e vendit që bëri gjatë gjithë jetës, bëri që ai të njihet edhe si Mandela i Kosovës.

6. Adem Demaçi me jetën dhe veprën e tij, është një personalitet i përmasave të historisë së përgjithshme njerëzore, ku bën pjesë edhe historia jonë kombëtare.

Demaçi ka vdekur më 26 korrik 2018 në Prishtinë, Kosovë në moshën 82-vjeçare./gazetametro.net

MUND TË JU PËLQEJNË