Gjatë ditës së djeshme në Gjilan është arrestuar një person, pasi që ka ushtruar dhunë fizike por edhe psikike ndaj nënës së tij.
Ai kishte ushtruar dhunë ndaj nënës se tij, dhe i njëjti kishte dëmtuar edhe disa orendi në shtëpinë e tij. I njëjti person mësohet se kishte edhe dy urdhër arreste dhe sipas policisë pas vendimit të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.