Shtypja e lartë e gjakut është çrregullim kardiovaskular që shfaqet kur presioni i gjakut ngrihet si pasojë e trashjes së arterieve. Kjo e ngarkon zemrën dhe e vështirëson punën e dërgimit të gjakut në organet e tjera. Si pasojë e kësaj, pos zemrës dobësohet edhe veshka, truri dhe pankreasi. Si pasojë e kësaj, shtypja e lartë e gjakut shkakton sulm në zemër, pikën në tru dhe probleme tjera serioze. Për fat të mirë ekzistojnë mënyra natyrale për ta përmirësuar këtë gjendje

PIJA E MËNGJESIT PËR TA LUFTUAR SHTYPJEN E LARTË TË GJAKUT

Ky lëng natyral, të cilin jua rekomandojmë ta pini, është një kombinim i përbërësve të shëndoshëm që ofrojnë sasi të madhe me vitamina, minerale dhe antioksidues. Është suplement natyral që stabilizon shtypjen e gjakut dhe redukton rrezikun që ndërlidhet me këtë gjendje. Për më shumë, ky lëng ofron sasi të konsiderueshme me vitamina C, nutrient që është treguar se ul shtypjen e gjakut. Një studim i bërë në universitetin “Johns Hopkins University”, që ishte publikuar në revistën “American Journal of Clinical Nutrition”, ka zbuluar se 500 miligramë me vitamina C në ditë redukton shtypjen e gjakut për një periudhë të shkurtë kohore. Kjo përzierje poashtu përmban kalium, mineral i domosdoshëm për të ekuilibruar elektrolitet dhe kripën në trup. Për më shumë, kaliumi lufton mbetjen e lëngjeve, zbut indet e trupit dhe përmirëson qarkullimin e gjakut për të ulur rrezikun nga hipertensioni

KY LËNG PËRMBAN:

Vitamina (A, B9, E, K); Minerale (selen, kalcium, magnez); Fibra

PËRBËRËSIT:

2 rriska ananasi
8 kokrra rrushi
1 mollë
1 banane
Lëngun e një portokalli
1 gotë ujë (200 ml)

UDHËZIMET:

Prejeni ananasin në rriska, e qëroni dhe e preni. Pastrojini kokrrat e rrushit e më pas së bashku me rriskat e ananasit i vendosni në blender. Më pas shtoni pjesën e mollës, të cilat duhet copëtuar paraprakisht, dhe shtoni bananen e copëtuar poashtu

Shtrydhni lëngun e një portokallit dhe e shtoni në blender duke e përzier me përbërësit tjerë. Shtoni edhe një gotë me ujë në mënyrë që përzierja të jetë më e lehtë dhe përzieni gjithçka bashkë për disa minuta

Nëse dëshironi që lëngu të jetë më i ftohtë, atëherë mund t’ia shtoni edhe disa copëza me akull; Pasi ta keni fituar lëngun, duhet ta pini ashtu të freskët; Provoni ta konsumoni këtë lëng në stomak të thatë

MUND TË JU PËLQEJNË