Lehonia duket të jetë një nga periudhat shpirtërisht më të ndieshme të gruas. Nga përvoja kam parë që burrat janë tërësisht indiferent e madje edhe të shkujdesur në sjelljet e tyre gjatë kësaj periudhe.

Unë besoj që në masë të madhe kjo indiferencë është rezultat edhe i injorancës. Në këtë kuptim, Ministria e Shëndetësisë do të duhej të organizonte trajnime obligative për çdo prind të ri.

Aty do të jipeshin udhëzime përkatëse për qasjen që secili burrë duhet të këtë në raport me bashkëshorten e tij për kohën sa është lehonë ashtu që gjendja të menaxhohet sa më lehtë që është e mundshme. Askush më shumë se bashkëshorti nuk ndihmon në tejkalimin e kësaj gjendje. Askush!

Nejse, në QKUK duhet me u heq njëherë një budallaki tjetër: norma, e cila e ndalon pjesëmarrjen e burrit në procesin e lindjes. Dhe, me pas, kjo normë idioteske të zëvendësohet në një norme, e cila e obligon burrin që të merr pjesë në procesin e lindjes. Nejse, uroj t’mos kem kërkuar shumë!

Nga Ardian Gola

 

MUND TË JU PËLQEJNË