Muaji shtator ishte muaj që të gjithë prisnin vetëm për një ditë të vetme.

Ishte data 21 shtator që i bëri të gjithë të gjithë të bënin sytë katër, kjo për shkak së dasmës se Bleros dhe Afronës, shkruan Kosovarja.

Dasma e shumëpritur më në fund ndodhi, dhe mori johonë të madhe mediatike, ku nuk mbet njeri pa u interesuar qoftë edhe për detajin më të vogël.

Kurse ata që u përfolën më së shumti rreth dukjes dhe dashurisë së tyre ishin vet çifti Blero dhe Afrona.

Të gjithë flisnin se sa bukur dukeshin dhe mënyra se si shikoheshin në sy tregonte më shumë rreth dashurisë së madhe që kanë për njëri tjetrin.

E që janë të bekuar dhe të qetë pranë njëri tjetrit këtë e kanë shprehur me qindra herë, madje nganjëherë Blero kërkon më shumë se kaq për të treguar se sa me fat është që ka marrë Afronën.

Madje, aq shumë e do jo vetëm atë por edhe familjen e bashkëshortes, sa sonte nuk u përmbajt dot pa ia thënë disa fjalë babai të saj e që ishin:

“Njeri i cili ma besoj cikën e vet. Të premtoj që nuk do të zhgenjej kurr Nexhi”. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË