Gjatë shënimit të Konferencës së Sigurisë në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës është shfaqur një video në të cilën Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, fliste për Kosovën si dhe për miqësinë që Amerika vazhdon ta ketë me shtetin tonë.

Clinton ka falënderuar ish-Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga për lidershipin e saj, përderisa tha se ka pasur nderin që të udhëtojë e të përfaqësojë shumë gra, të drejtat e tyre gjatë periudhave të ndryshme në emër të ShBA-së.

“Unë asnjëherë nuk do ta harroj vizitën në kampin e refugjatëve në kufirin maqedonas gjatë kampanjës së NATO-s. Ne mirëpresim atë që Kosova na dhuroi, mikpritjen e atëhershme që mra në Kosovë dhe super-takimet që kam pasur. Sërish sot kjo dëshmon edhe njëherë safirmitetin dhe sjelljen e ndërsjellët, por edhe shpreh humanitetin tonë të përbashkët. Por gjithashtu do të thotë nevojën për liri. Vizitat dhe shënimi i sotëm është përkujtim, por edhe shënim i paqes për të ardhmen e ndritshme që qytetarët e Kosovës e meritojnë”, tha Clinton.

Tutje ajo shtoi se pavarësia, paqja por edhe zgjedhjet që bëhen nga Kosova duhet të jetë përparimtare edhe në zhvillimin e ekonomisë.

“Ju e dini mjaft mirë se përgjatë gjithë viteve ka pasur ndryshime, misione dhe mbështetje të NATO-s, mirëpo ne e dimë se NATO mbetet esenciale për mbrojtjen e lirive të cilat janë fituar. Ne ndoshta nuk duhet të shikojmë më tutje se sa në Kosovë për të na përkujtuar fuqinë e kësaj dite. Ju asnjëherë nuk duhet që ta nënvlerësoni këtë dhe ta merrni si të mirëqenë dhe as ne nuk do ta bëjmë këtë”, shtoi ajo.

E njëjta tha se përveç bombardimeve që ishte detyrë e NATO-s, sot nuk arriti të ishte në Kosovë pranë qytetarëve kosovarë në festimin e lirisë.

MUND TË JU PËLQEJNË