Agnesa Vuthaj, emër i shumë epiteteve që me shumë meritë dhe mund i ka fituar.

Dikur më aktive në pasarelat e modës dhe bukurisë, kurse sot po njihet si një grua shumë e pavarur dhe e suksesshme, shkruan Kosovarja.

Agnesën nuk po e zë vendi vend duke eksploruar vende nga më të ndryshmet e duke shijuar çdo moment të jetës së saj në njërën anë.

Herë me punë e herë për qejf, Agnesën nuk mund ta shohësh dot në të njëjtin vend.

Por, kjo nuk po do të thotë që ka harruar botën e modelizimit, e sidomos realizimin e fotografive të bukura dhe të magjishme, ashtu siç ka ditur ti sjellë gjithmonë.

Sidomos, në kohët e fundit e ka freskuar dhe i ka sjell më shumë gjallëri faqes së saj, me fotosesionet e njëpasnjëshme që i ka bërë.

Të gjitha të realizuara bukur dhe ashtu siç duhet, por jo dhe të zbuluara ashtu si ky imazh i fundit. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË