Disa rutina të caktuara stërvitjeje ndihmojnë në shmangien e depresionit, stresit dhe problemeve të tjera emocionale, sugjerojnë studimet e fundit.

Shkencëtarët kanë studiuar lidhjen mes aktivitetit fizik dhe shëndetit mendor, e kanë zbuluar se sportet me ekip janë ato që ndihmojnë më së shumti në reduktimin e stresit dhe parandalimi të depresionit. Kjo më pas ndiqet nga çiklizmi, qoftë në rrugë apo në palestër.

Studimi i cili është publikuar në gazetën Lancet Psychiatry, është i pari i natyrës së tij dhe më i ploti , pasi analizon efektet e tipeve të ndryshme të stërvitjes. Ai zbuloi se aktiviteti fizik i kryer në grupe, të tilla si sportet e ekipit dhe gjimnastika, siguronin përfitime më të mëdha se sa drejtimi ose ecja.

Studiuesit vlerësuan shëndetin mendor bazuar në një sondazh. Aty përfshiheshin pyetje si “sa ditë gjatë muajit që shkoi shëndeti mendor nuk ishte i mirë” prej stresit, depresionit apo problemeve të tjera emocionale.

Njerëzit që luajnë sport me skuadra si futboll dhe basketboll raportuan 22.3% më pak ditë stresi se ata që nuk ushtroheshin. Ata që vraponin apo bënin joga ishin 19% më mirë, ndërsa ata që bënin punë shtëpie 11.8%.

Në një analizë dytësore, shkencëtarët zbuluan se joga dhe tai chi, kur bëheshin në grup kishin 22.9% më pak ditë të këqija në muaj.

Adam Chekroud, profesori i cili udhëhoqi studiin, thotë se sportet me ekip mund të kenë një përfitim shtesë për shkak të komponentit social, dhe yoga / tai chi promovon vetëdijen, e cila shpesh shpjegohet si e dobishme për shëndetin mendor. Ai dëshiron ta çojë studimin më tutje për të kuptuar pse ishin këto rezultatet dhe nëse regjimi sportiv mund të personalizohet për përfitime sa më të mëdhaja të shëndetit mendor. Grupi kërkimor gjithashtu zbuloi se ata që stërviteshin 30-60 minuta kishin edhe shëndetin më të mirë mendor, me maksimumin 45 minuta. Stërvitja 3 deri në 5 ditë në jave lidhej gjithashtu me një gjendje më të mirë emocionale.

“Stërvitja për një kohë më të gjatë se aq nuk asnjë benefit ekstra,” tha dr. Checkroud.

Studimi analizoi shprehitë ushtrimore dhe shëndetin mendor të 1,2 milionë të rriturve të SHBA, bazuar në përgjigjet e vetë-raportuara të pyetësorit nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Nuk ishte një studim i kontrolluar i rastësishëm dhe prandaj nuk provoi shkakshmërinë, vetëm një lidhje midis stërvitjes dhe shëndetit mendor më të mirë. Nuk mund të shpjegojë nëse shëndeti i dobët mendor i shkakton njerëzit të ushtrojnë më pak.

Në përgjithësi, njerëzit që ushtronin raportuan se kishin dy ditë të këqija të shëndetit mendor në muajin paraprak, krahasuar me 3.4 ditë për ata që nuk ushtroheshin. Kjo përkthehet në një përmirësim prej 43% në shëndetin mendor për ata që ushtrojnë, thotë Dr. Chekroud.

Efektet ishin më të theksuara për njerëzit që raportuan një diagnozë të mëparshme të depresionit. Ata kishin 3.75 ditë më pak të shëndetit të dobët mendor.

Studimet më të vogla kanë zbuluar se stërvitja përmirëson depresionin, duke përfshirë studimet e kontrolluara rëndomë që tregojnë se stërvitja dhe ilaçet kundër depresionit së bashku punojnë më mirë se sa ilaçet vetëm.

MUND TË JU PËLQEJNË