Një djalë 15-vjeçar me origjinë nga Kosova, i identifikuar si Elton Gashaj, ka humbur jetën pasi është goditur me thi*kë në një park lojërash në Slough, një qytezë pranë Londrës, të shtunën.

Elton Gashaj vdiq nga një plagë  në gjoks, tha Policia britanike, raporton mediumi publik britanik, BBC.

15-vjeçari u gjet i plagosur në Salt Hill Park, Slough, rreth orës 18:30 të shtunën.

Policia tha se një 15-vjeçar është arrestuar nën dyshimin përaktin e kryer ndaj Gashajt. Një tjetër i ri, gjithashtu 15 vjeç, është liruar pas arrestimit lidhur me dyshimet për rastin.

MUND TË JU PËLQEJNË