A do i jepnit fëmijës tuaj kafe? Një çift i martuar, pasi që mbetën pa zgjidhje, vendosën që ta ushqejnë fëmijën me kafe.

Prindërit nga Indonezia pretendojnë se ata nuk patën zgjidhje tjetër edhe pse ata e dinin se fëmijës nuk duhej t’i jepej kafe për të pirë. Edhe më çuditshëm, nëna thotë se fëmija nuk fle aspak nëse nuk i jepet kafeja.

Familja e varfër nga Indonezia e ushqenin fëmijën me kafe për shkak se kushtet ekonomike të rënda ia pamundësojnë blerjen e qumështit. Fëmija është një vjeçar dhe pi një litër e gjysmë kafe në ditë.

Pa marrë parasysh, Hajj po vazhdon të rritet normal pa probleme shëndetësore. Prindërit pretendojnë se ata nuk kanë zgjidhje tjetër edhe pse kafeina mund t’i bëjë dëm. Ai e kërkon kafenë disa herë në ditë dhe nuk ndalon duke qarë nëse nuk i ofrohet.

E mira e kësaj historie është fakti që pasi u bë publike, Qeveria e Indonezisë i erdhi në ndihmë duke i siguruar ushqim të mjaftueshëm për fëmijën.

MUND TË JU PËLQEJNË