Këngëtari i njohur Meti Bajrami, ka goditur edhe një herë me këngët për gurbetqarin.

Meti, vetëm pak ditë më parë ka lansuar “Djali nga gurbeti 2”, pasi dy vite më parë kishte bombarduar me “Djali nga gurbeti”, këngë kjo që u bë e dëgjuar kudo.

Dhe, versioni i ri i kësaj këngë vjen me ritme të nxehta verore e shndërrohet me të shpejtë në hit të pa diskutueshëm.

Siç po kuptojmë, kënga e re e Metit, është bërë tejet e lëshuar edhe nëpër diskoteka. Sapo DJ-të i bëjnë play kësaj kënge, menjëherë ndizen të rinjtë nga diaspora.

Se kënga po ecë mirë, e tregon edhe numri i klikimeve që po shtohen përditë, ajo tashmë ka gati 1 milion klikime në “Youtube”.

Përndryshe, Meti Bajrami është këngëtar mjaftë i angazhuar në mbrëmje muzikore, dasma dhe ahengje.

MUND TË JU PËLQEJNË