Edita Sopjani është këngëtarja e njohur kosovare, e cila bëri emër qysh në adoloshencë me këngë e videoklipe të ndryshme, shkruan “Kosovarja”.

Ka kohë që Editen nuk e kemi parë prezente në fushën e muzikës, ku edhe u bë e njohur për publikun e gjërë, e kjo për shkak të angazhimit të saj në botën e televizionit.

Siç dihet, Edita vitet e fundit punon si prezantuese në “RTK”, në kuadër të programit të mëngjesit, ku po ia del shumë mirë.

“Meqë unë kam studiuar në gazetari, më erdhi mundësia të punoj në programin e mëngjesit në Televizionin publik të Kosovës”, ka thënë Edita për “Kosovaren”.

Edita ka thënë se pranon komente të mira për punën e saj si prezantuese.

MUND TË JU PËLQEJNË