Sigurisht që i mbani mend dy vogëlushet bukuroshe të veshura me ngjyrë të kuqe që dikur pushtuan skenën me zërin e tyre të mrekullueshëm.

Adelina Berisha dhe Edita Sopjani mbahen mend nga qysh nga ai vallëzim i bukur nën koreografinë e njëjtë duke kënduar këngën “Gjuha e kafshëve”, shkruan “Kosovarja”.

Fëmijëria kaloi shpejtë dhe vajzat u rritën. Ato filluan ti ndanin rrugët duke performuar muzikë për të rinjë dhe secila veç e veç.

Ndërkohë që Adelina u morr intensivisht me muzikën, Edita u distancua tash e sa kohë.

Ajo si duket po e gjen vetën më shumë në në botën e televizionit, ku vitet e fundit është e angazhuar si prezantuese në “RTK”, në kuadër të programit të mëngjesit.

Veç muzikës e shoqërisë ato kanë edhe një lidhje më shumë. Edita dhe Adelina njihen familjarisht, konkretisht Adelina është vajza e hallës së Editës.

Megjithatë pati zëra që bukuroshet nuk flasin mes vete, marrëdhënie kjo e cila si akoma nuk dihet nëse u rregullua.

Teksa hulumtuan në profilet e tyre në Instagram pamë që Edita ka një foto së bashku me Adelinen për dallim nga kjo e fundit e cila nuk mbanë asnjë foto me Editën./Kosovarja/


 

MUND TË JU PËLQEJNË