E filloi karrierën duke krijuar covera, e më pas solli edhe projektet e saj autoriale të cilat e afirmuan në rrugëtimin e saj si këngëtare.

Flasim për artisten e re Donjeta Morinën, e cila për një kohë shumë të shkurtë arriti të bëhet një zë mjaft i dëgjuar, shkruan “Kosovarja”.

Të rrallë janë artistët që arrijnë të korrin suksese qysh në fillet e karrierës, por Donjeta ia arriti madje të realizojë edhe bashkëpunime me artistë të njohur.

Donjeta përveç zërit të ëmbël gëzon edhe një bukuri që rrallë kush mund ta ketë, e që çdo femër e re mund ta lakmojë.

Në çdo imazh të saj fytyra i ndriçon si rreze dielli, duke përçuar jo vetëm bukuri por edhe ëmbëlsi të pashmangshme.

Për tu bindur shikoni këto imazhe dhe vlerësojeni edhe ju vetë./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË