Artisti i njohur Milot Llalloshi edhe pse nuk është më aktiv në skenën muzikore siç ishte dikur, prapë krejtësisht nuk ka mundur ti ikë muzikës, shkruan “Kosovarja”.

Ndryshe nga kjo tani ai ka krijuar studion e tij të klipeve “EMF”, ndërkohë që ka themeluar edhe platformën e parë shqiptare online “Premier Songs”.

Miloti ka qenë vite më parë mjaft i pëlqyer për këngët e tij, shumicën prej të cilave i sillte në duet me motrën e tij, Edonën. Projekti i tyre “Nuk harrohet” është i fundit që kanë sjell bashkë.

Mirëpo, Miloti vazhdon ta përkrahë motrën e tij ashtu sikur se në ditët e para të karrierës.

Përveç, këtyre që u than nuk kemi se si të mos hyjmë në jetën private të këngëtarit e të mos e përmendim bashkëshorten e tij bukuroshe Ergjinën.

Çifti i njohur sonte janë nisur për dasmë, por aq bukur janë veshur e kombinuar së bashku saqë duhet të trembën për ndonjë ‘mësysh’.

E në raste të tilla nuk ka se si të mos merr vëmendje e bukura Ergjinë./Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË