Erxhina Ismajli edhe pse nuk njihet për ndonjë aspekt profesional, ajo tashmë është pjesë e përditshme e mediave rozë.

Erxhina njihet që nga momenti kur është martuar me këngëtarin e njohur Milot Llalloshin, e cila gjithmonë merr vëmendje me stilin unik që ka, shkruan “Kosovarja”.

Duke qenë tejet aktive në rrjete sociale, Erxhina shpesh është e pranishme në faqen rozë.

Sot, për ditëlindjen e parë të vajzës ajo bëri një postim me një shkrim të rëndësishëm.

“Qika jem e mira, gezimi i shpirtit tem sot mbush 1 vjet. ROMA, paq jete te gjate dashuria e nanit”, ishin fjalët e saj përballë imazhit. /Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË