Që nga paraqitja e saj e parë u emërua si më e bukura e trojeve shqiptare dhe më nuk iu largua ky epitet.

Agnesa Vuthaj prej vitesh dorëzoi kurorën e Missit, por këtë emër e mban me shumë freski edhe në ditët e sotme, shkruan Kosovarja.

 

Bukuria dhe sharmi i saj kanë bërë që bukuroshja shqiptare të vlerësohet lartë e më lartë, e ta shohim në majat e sukseseve të pandalshme.

Dikur që vlerësohej nga shumë juri të ndryshme, tani Agnesa ka marrë këtë pozitë, dhe po e shohim në jurinë e pasarelave dhe pistave të ndryshme.

Se është e përpiktë dhe shumë e zonja është kuptuar përmes sinqeritetit, përkushtimit dhe punës së saj.

Pas këtyre angazhimeve të saj gjithsesi që vjen pyetja se a ka Agnesa të jetojë jetën ashtu siç ka dëshirë?

Patjetër që po, madje jo çfarëdo jete, por një jetë luksoze me shumë të mira e gjëra pozitive.

Madje, aq shumë i ka bërë gjërat, sa së fundi duket sikur po jeton jetën e përrallave, e këtë më së miri na tregojnë fotot në vijim. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË