Të gjitha Motrat Mustafa janë të dalluara për fustanet që zgjedhin ti veshin në mbrëmje apo ahengje familjare.

Secila prej tyre ka shijen e vet, të pranuar e të adhuruar nga publiku, ku shpesh janë bërë inspirim për ta, për mënyrën që asnjëherë nuk janë paraqitur me të njëjtin fustan, shkruan Kosovarja.

Dikush prej tyre po del të thyejë këtë akull, duke mos e pasur problem të përdorë të njëjtin fustan në shumë prezantime dhe performanca.

Ajo është Kumrije Mustafa, e cila nuk ka mundur ti ik syrit të publikut pa mos u vërejtur që për të disatën herë është duke e shfrytëzuar të njëtën veshje.

Përderisa ajo nuk e ka këtë problem, po del dikush tjetër ta kritikojë dhe t’ia tërheqë vëmendjen duke i thënë “ U myte tu e vesh qet fustan a ski tjeter a”.

Kurse dikush tjetër po di të vijë edhe me fjalë inkurajuese duke i thënë “Shum bukur edhe fustani i mir mos i ngo tjerët”.

 

E, sa i përket kritikës, sigurisht ka ardhur nga dikush nga fanset e saj që dëshiron ta shoh të veshur e të rregulluar më mirë, e jo aq shpesh kështu si në këtë rast të tillë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË