Sipas një raporti hulumtues metalet toksike të gjetura në 95 % të ushimeve të foshnjeve mund të dëmtojnë nivelin e inteligjencës.

Hulumtimi është kryer në 168 ushime të foshnjeve duke përfshirë drithërat me oriz për foshnje, kavanoze me perime dhe lëngje, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Nga kërkimi doli se 95 % e këtyre ushimeve të testuara përmbanin të paktën një e më shumë metale të rënda toksike, nga të cilat në shkallën më të lartë ishte plumbin me 94 %, pastaj kadmiumi me 75 %, arseniku me 73 % dhe merkuri me 32 %.

Ushqimet që kishin rrezikun më të lartë për ekspozim ishin ushimet me bazë orizin, pastaj karrotat, patatet e ëmbla dhe lëngjet e frutave.

MUND TË JU PËLQEJNË