Bota është plot urrejtje dhe dhunë, nga ku lind përherë urrejtja e re dhe dhuna e re, gjithçka vlon nga garat për të arritur fuqinë, pushtetin dhe sundimin mbi të tjerët.

Bota ka plot ambicie, njerëzit sulen pas parasë dhe vrapojnë pas pasurisë.

Bota ka frikë nga njerëzit, e njeriu ka frikë nga njeriu.
Njerëzit kanë frikë nga sëmundjet.
Njerëzit kanë frikë nga vetmia.
Nuk dinë të jetojnë vetë me vetveten.

Nuk kanë rahati të brendshme. Janë të shqetësuar dhe të brengosur. Bredhin. Kanë frikë nga e panjohura.

Bota është e mbushur me luftëra për prestigj.
Ka shumë egoizëm. Ja, e tillë është jeta në të cilën jetojmë…

E, jeta jonë rrjedhë, ecë e shqetësuar.

Përditë, përnatë, shkaku i takimit me të këqijtë, jemi të pakënaqur, me ankth, shpesh të lodhur, të rraskapitur, nervoz, të pashpresë.

E, ku të ikim nga të gjitha këto?
Në ndonjë ishull të qetë?

Po, edhe aty, mbase, të shqetësojnë dallgët e dalldisura, të trazuara…

Ku ta gjej vendin që t’më qetësohet shpirti?
Ku gjendet ai vend? Gani Dili /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË