Ishte shumë i ri kur karrierën filloi, por me të parë u pëlqye dhe fitoi përshtypje jashtëzakonisht të madhe tek publiku.

Florian Beqirit butonin e vazhdimit në muzikë ia dha kënga “Ngjyra e kuqe”, e cila shënoi suksesin më të madh në skenë, dhe që për vite të tëra mbeti hit i pazëvendësueshëm, shkruan Kosovarja.

Ishte këngëtari i mirënjohur Adrian Gaxha që e sjelli këtë fytyrë tejet të panjohur për audiencën, por që më vonë u shndërrua në yll.

Jo më kot e themi këtë, pasi falë fillimit të karrierës me Adrianin, këngëtari shumë i vogël dhe i ri në moshë, u afirmua dhe u bë më se i suksesshëm duke u kërkuar jo vetëm në vend por edhe në botë.

Kështu karriera e Florianit vetëm sa shkont e rritej, me angazhimet dhe këngët e njëpasnjëshme, ku të gjitha kapnin shifrën e milionave të klikime në Youtube.

Por, ashtu si erdh papritmas edhe u tërhoq dalë nga dalë nga skena, sepse tani shumë më rrallë shihet në ekrane e skena shqiptare.

Nuk dihet se ku gjendet tani dhe ku është tretur, por një gjë është e sigurt që hitet dhe interpretimet e tij i mungojnë shumë publikut, të cilët mezi presin që të rikthehet dhe të godasë muzikën shqiptare me zërin e vokalin e tij. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË