Kristian Pali është në top-listen e frizerëve më të mirë shqiptar, me emër edhe në Evropë. Në fakt, vula e suksesit të tij është puna që e bënë përditë në kokat e klientëve të shumta, që gjithmonë dalin të kënaqura nga salloni i tij në Zvicër.

Mjeshtri i parukerisë, stilisti tashmë i famshëm i flokëve, thotë se në “Coiffeurcristian” punohet me produktet më cilësore treg dhe kjo mund të jetë një nga formulat e suksesit, por asesi e vetmja.

Me Kristian Palin nga salloni “Coiffeurcristian”, folëm për trendet e këtij viti në të cilin sapo kemi hapëruar. “Trend edhe në vitin 2020 mbeten Balayage dhe Highlight”, thotë frizeri, duke shtuar se ngjyrat më IN per vitin 2020 janë ngjyrat e nxehta, siç është blond e nxehtë.

Për të gjitha femrat që kanë dilemë se sit ë prejnë flokët, frizeri jep këshillën e artë. “Këtë vit prerjet mbizotëruese do të jenë Pony,Bob dhe French Cut, ndërsa frizurat të jenë sa më natyrale, pak të lakuara dhe sa më të thjeshta”.

Në salloni “Coiffeurcristian”, që është pikë referimi për shumë femra të cilat duan që floku i tyre të trajtohet profesionalisht, thonë se të gjitha duhet ta duan më shumë flokun sesa ngjyrën.

Bashkë me maestron e parukerisë, folëm edhe për këngëtaret me flokët më perfekt.
“Femra me flokët më të bukura dhe me modelin më të mirë sipas syrit tim, është Leonora Jakupi, që ka flokë të shëndosha dhe natyrale. Ajo që mendoj se duhet të ndryshoj pak, është Nora Istrefi, e cila më pëlqen shumë si këngëtare, andaj do ta kisha këshilluar që me ndryshu pak stil, me qenë pak më “cool lady”, tha Kristiani, i cili cek se në sallonin e tij nuk përdoren paruke as extension (flokë artificial)/ Pra, flokët e gjatë e brilant që i shihni në Instagramin e tij, janë krejt origjinal, shkruan “Kosovarja”.

Coiffeur Cristian

Zürcherstrasse 57

8953 Dietikon

+41445541900

MUND TË JU PËLQEJNË