Në shumë vende në Kosovë mund të gjinden “Shisha bare”. E brenda tyre shumë të rinj tymosin këtë lloj lënde.

Gjithë ky tym krijohet përmes një lëndë që quhet nargjile.

Një substancë e tillë nuk prodhohet në Kosovë por importohet nga jashtë.

Madje importimi i kësaj substance ka shënuar rritje goxha të madhe kohëve të fundit.

Brenda viti që lamë pas në territorin e Kosovës janë futur plor 4900 kilogram nargjile.

Një gjë të tillë e pohojnë edhe zyrtarët e doganës. Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci tregon për T7 edhe mënyrat se si bëhet kontrolli i kësaj lëndë.

Por, konsumimi i një lënde të tillë po del të jetë jo fort i shëndetshëm.

Kryeinspektori i sanitarisë Ibrahim Tërshnjaku, thotë se përdorim i kësaj substance paraqet rrezik.Tërshnjaku, tregon edhe për gjobat që mund t’i shqiptohen shkelësve të ligjit.

Kryeinspektori i Sanitarisë bënë thirrje që të rinjtë ti shmangen përdorimit të nargjilës.

MUND TË JU PËLQEJNË